Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ngjarja në Lazarat, Basha sulmon Ramën: Deklarata diabolike, të mbajë përgjegjësi

$
0
0

Kryetari-i-Partis---Demokratike-Lulzim-Basha-480x340Për të parë nga afër në Spitalin e Traumës dy efektivët e plagosur në Lazarat gjatë një operacioni të policisë, ka shkuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka ngushëlluar familjarët e efektivit tjetër që humbi jetën dhe ka dënuar aktin kriminal.

Basha ka kërkuar një analizë të plotë dhe të thellë për këtë ngjarje dhe ka pohuar se policia gjatë operacionit ka qenë një automjet të papërshtatshëm. Basha sulmoi edhe kryeministrin Rama për deklaratat e tij false në lidhje me këtë ngjarje.

“Ngushëllime familjarëve të viktimës dhe i uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur, – tha Basha. -. Duhet bërë një analizë e thellë për humbjen e jetës së efektivit të policisë. Uroj që autorët e kësaj ngjarjeje të vihen para drejtësisë. Mora informacion që efektivët ishin në automjet të papërshtatshëm gjatë operacionit në momentin që janë qëlluar, – vazhdoi Basha. – Më vjen keq që kryeministri Rama gjen rastin në këtë moment të papërshtatshëm që sulmon opozitën, një deklaratë e papërgjegjshme, diabolike, që e hedh poshtë me neveri. Një deklaratë me motive të errëta. Kryeministri vendit, njeriu që duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë për këtë ngjarje”.

24 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Ngjarja në Lazarat, Basha sulmon Ramën: Deklarata diabolike, të mbajë përgjegjësi u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>