Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tension në Kuvend gjatë fjalimit të Ramës, opozita proteston

$
0
0

Parlamenti i riSeanca plenare e ditës së sotme, ku kryeministri Edi Rama ka qenë duke diskutuar për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm, është përfshirë sërish nga tensioni, me opozitën që ka bllokuar seancën

Deri në momentin që në sallë nuk kishte mbërritur ish-kryeministri Berisha, seanca po vazhdonte si normalisht, por sapo ai është ulur në sallë, kanë filluar debatet dhe replikat, duke kundërshtuar Ramën që po fliste nga foltorja.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ftuar deputetin demokrat Berisha të përmbajë grupin parlamentar të PD-së. Oficerët e gardës rrethuar menjëherë foltoren nga ky po diskutonte kryeministri, i cili replikoi në distancë me deputetin Flamur Noka. Meta ndërpreu seancën duke dhënë disa minuta pushim. Pas qetësimit të situatës, seanca rifilloi me kyeministrin Edi Rama që vazhdoi diskutimin.

4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Tension në Kuvend gjatë fjalimit të Ramës, opozita proteston u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>