Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Durrës, gjendet i vrarë një 39-vjeçar, autori është mik i viktimës

$
0
0

Policia-DurresTrupi i pajetë i një 39-vjeçari është gjetur nga policia e Durrësit ditën e sotme në fshatin Manëz. Viktima është identifikuar si Arben Hasa, baba i dy fëmijëve.

Policia kishte gjetur në herët edhe makinën tip BMW me targë AA 938 DR në pronësi të viktimës, e braktisur në fshatin Shkallë, brenda të cilës janë gjetur njolla gjaku, fishekë e gëzhoja.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin e vrasjes, që dyshohet se është mik i ngushtë me viktimën dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Durrës, gjendet i vrarë një 39-vjeçar, autori është mik i viktimës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>