Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Shkurtohen 338 punonjës në spitale, LSI del kundër

$
0
0

Pas dorëheqjes së drejtorit të Rrëshenit, ikën edhe ai i Burrelit

Komisioni i shendetesiseVetëm 15 ditë nga dorëheqja e drejtorit të spitalit të Rrëshenit, Pjetër Ndoj, i cili refuzoi të shkarkonte 30 punonjës të personelit të mesëm, jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Burrelit. Ylli Berberi, prej vitesh mjek pediatër në spitalin e Burrelit, ndërsa në tetor të vitit 2013 i emëruar drejtor i këtij institucioni shëndetësor, i urdhër nga ministria e Shëndetësisë për të pushuar nga detyra 41 punonjës, zgjodhi të vetëpushohej përpara se të shkarkonte kolegët, pa asnjë motiv. Ky është rasti i dytë, pas dorëheqjes së zotit Ndoji, i cili gjithashtu zgjodhi të vetëdorëhiqej nga posti i drejtuesit të spitalit të Rrëshenit, pasi nuk u pajtua me urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, për të shkurtuar numrin e punonjësve në këtë institucion. Ajo që vërehet në këto dy histori të ngjashme, paralele, është se të dy drejtuesit, si ai i spitalit të Rrëshenit dhe ai i spitalit të Burrelit janë kontingjent i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, pra kandidatura të propozuara dhe emëruara prej tyre në tetor të vitit 2013, rreth një muaj pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë PS-LSI. Qëndrime që përkojnë me argumentet kundër të bëra publike dje nga deputetët e lëizjes socialiste për integrim në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, që u bënë shkak për debate të ashpra mes kreut të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Urdhri i ministrit të Shëndetësisë për ndryshime strukturore spitalore në 24 spitale bashkiake të Shqipërisë, sipas të cilit duhet të shkarkohen 338 punonjës, janë kundërshtuar si nga anëtarët e opozitës ashtu edhe nga ata të LSI-së, të cilët e konsiderojnë heqjen e punonjësve shkelje flagrante të ligjit dhe të papranueshme në kohët e sotme, kur nevoja për më shumë mjekë të specializuar është imediate. “Menjëherë pas kongreseve të partisë ju keni filluar spastrimet. Dhe jam e sigurt që do të zëvendësohen me militantë partie, që po mbushin zyrat e punës dhe ato të deputetëve. Ku është zbatimi i ligjit këtu, sepse ai po shkelet me të dyja këmbët”, tha deputetja demokrate Albana Vokshi. Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili tha se mund të ketë rimodelime të nevojshme në shërbim, brenda rregullave që përcakton Kodi i Punës, por që të heqësh nga shërbimi mjekësor qindra njerëz, në këto kohë të sotme, është absolutisht e papranueshme. “Unë e konsideroj të gabuar këtë veprim. Qeveria ka zgjedhur sektorin e gabuar për të bërë këto shkurtime. Nuk është shëndetësia ajo që duhet të shkurtojmë, pasi ajo ka nevojë për më tepër personel shëndetësor. Këtë duhet të keni parasysh dhe keni të gjithë mbështetjen e këtij komisioni, besoj se do të na mbështesë edhe opozita, që ne t’i bëjmë presion pozitiv qeverisë për të parashikuar buxhet shtesë personeli dhe jo largime nga puna”, tha deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, i cili theksoi se këto shkurtime do të krijojnë probleme sociale dhe për këtë kërkoi reflektim nga ministri Beqaj. Ndërsa kreu i Shëndetësisë i vënë përballë këtyre kundërshtive, siguroi deputetët se nuk kemi të bëjmë me shkurtime mjekësh. “Bëmë një vlerësim dhe sot ajo çfarë po zbatojmë në spitalet bashkiakë është një pakësim i numrit të përgjithshëm të personelit me 338 vetë në 24 spitale, nga të cilët 95 vetë janë personel mjekësor por jo mjekë, ndërsa 243 të tjerët janë personel jo mjekësor. Në fakt, numri i mjekëve jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por është shtuar me 13 vetë”, u shpreh ministri i shëndetësisë. Sipas tij, infermierët që po largohen sot do t’u jepet mundësia të punësohen në qendrat shëndetësore në janar të vitit të ardhshëm, pra nuk do të ngelen pa punë. “Me këto ndryshime, mjekët në spitalet bashkiakë shtohen me 13 vetë. Me gjithë vështirësitë që kemi për të punësuar mjekë, e rëndësishme është që nuk pakësohen mjekët. Dua të theksoj se vitin e ardhshëm, shpenzimet publike të shëndetësisë janë 2,89 për qind e PBB-së, niveli më i lartë të paktën në 15 vitet e fundit, që kur ky tregues ndiqet. Ndërkohë, në 2016-a krahasuar me 2013-n ka një shtesë në buxhet me rreth 70 milionë dollarë”, theksoi Beqaj në mbledhjen e djeshme të komisionit të Shëndetësisë.

Ky shkrim Shkurtohen 338 punonjës në spitale, LSI del kundër u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>