Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Raporti i ODIHR: Rastet e blerjes së votave dhe vendimet e KQZ

$
0
0
KEshilli i Euriopes Dikcens_1 kuti votimi_1 INTERNATIONAL ELECTION OBSERVATION MISSION

Blerja e votës – Gjithashtu pati akuza të blerjes së votës, si edhe individë për individë që u dorëzonin kartat e tyre të identitetit partive përpara ditës së zgjedhjeve. U vëzhguan shumë raste të votimit në grup, po ashtu dhe votime me përfaqësim dhe nënshkrime qartësisht të ngjashme në listat e zgjedhësve.

Vora – Shqetësime u vunë re rreth kërcënimeve të mundshme nga grupe të aktivistëve partiakë brenda dhe jashtë listës së votimit. Në disa zona, pati akuza për presione dhe pengesa ndaj kandidatëve të pavarur dhe partive të vogla. Gara për Bashkinë e Vorës ishte veçanërisht e ashpër dhe përfshiu akuza për kërcënime serioze

Legalizimet – Pati akuza për presion të ushtruar ndaj nëpunësve shtetërorë, përfshirë këtu kërkesa për të marrë pjesë në fushatat e ASHE-së dhe kërcënime për heqje nga puna nëse ata nuk votojnë për një kandidat të caktuar. Partitë e mëdha qeverisëse shpërndanë certifikata për legalizimin e pasurisë në aktivitetet e fushatës

Të burgosurit – Një nga audituesit identifikoi 197 të burgosur, të cilët nuk ishin përfshirë në listën finale të zgjedhësve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se rreth 3,000 nga 5,700 të burgosur nuk u përfshinë në listën e zgjedhësve. Minoritetet, në përgjithësi nuk hasën diskriminim gjatë procesit zgjedhor.

Interpretimet – Interpretimi i kufizuar dhe zbatimi i paqëndrueshëm i rregullave mbi regjistrimin e kandidatëve pengoi të drejtën për të garuar të kandidatëve në të njëjtat kushte. Procedurat e ankimimit mbi regjistrimin dhe dorëheqjet e kandidatëve vijuan gjatë gjithë periudhës zyrtare të fushatës

Konstatimet – Në disa zona, grupet e aktivistëve të partive që qëndronin pranë qendrave të votimit u vërejtën të ishin potencialisht kërcënues për zgjedhësit. Kjo ishte shumë problematike në Vorë. Në Bashkinë e Beratit dhe Durrësit, dy raste të dukshme të blerjes së votës u vërejtën veçanërisht komunitetet e romëve

Tensionet – Materialet e fushatës në 150 metra afërsi me QV-të u vunë re në 22% të vëzhgimeve, me tension ose trazira në qendrat e vendimit ose afërsitë e tyre u raportuan në 3% të vëzhgimeve. Në disa zona, grupet e aktivistëve të partive që qëndronin pranë qendrave të votimit u vërejtën të ishin potencialisht kërcënues për zgjedhësit

KQZ-ja – KQZ-ja shmangu marrjen e vendimeve përfundimtare, ashtu siҫ e parashikon ligji dhe ia ktheu ato për shqyrtim KZAZ-ve. Një sërë vendimesh të KQZ-së nuk janë marrë në përputhje me qëllimin e ligjit duke bërë një interpretim të paqëndrueshëm dhe arbitrar të ligjit, që çoi në pasiguri ligjore

Kolegji – Bashkëbiseduesit e ndryshëm të MVZ-së së OSBE/ODIHR-it shprehën mungesën e besimit në administrimin zgjedhor dhe në shqyrtimin e paanshëm të ankimeve nga gjykatat. Mënyra me të cilën komisionet zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan ankimet zgjedhore nuk ofruan zgjidhje efektive apo në kohë për palët e interesuara

Votimet në grup – Raste të votimit në grup janë vërejtur në 17% të QV-ve, të cilat rezultojnë të kenë një ndikim të shpërpjesëtuar në zgjedhëset gra. Votimi me përfaqësim u vërejt në 5% të QV-ve të vizituara. Një sërë nënshkrimesh identike në dukje u vërejtën në 3% të QV-e të vëzhguara, mund të jetë tregues i votimit të shumëfishtë me përfaqësim

Shikimi i votës – Fshehtësia e votës mund të ketë qenë e kompromentuar në 4% të qendrave të votimit të vizituara. Vëzhguesit e MNVZ raportuan që në 57% të vëzhgimeve, ambientet e votimit nuk ishin të aksesuesshme për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. Fazat e para të numërimit ishin pozitive me disa gabime procedurale

Boja – Timbrosja dhe procedura e verifikimit të timbrosjes, masat kyçe mbrojtëse ndaj votimit të shumëfishtë, nuk janë respektuar respektivisht në 6 për qind dhe 13 për qind të qendrave të votimit të vëzhguara.

Politizimi i institucioneve shtetërore, i cili dëmtoi administrimin efikas të procesit zgjedhor, blerja e votave në disa raste, si dhe raportimet për presione ndaj administratës shtetërore, ishin disa nga gjetjet kryesore nga Misioni Ndërkombëtar i Vëzhguesve Zgjedhorë, i cili u bë publik vetëm një ditë pas zgjedhjeve nga shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, Audrey Glover, si dhe Stewart Dickson, shefi i delegacionit të kongresit, përfshirë anëtarë të Komisionit të BE të Rajoneve. Raporti prej 15 faqesh, i cili pritet që të miratohet në muajin tetor në mbledhjen e Kongresit, ka përfshirë të gjitha shqetësimet nga ana e votuesve, apo dhe forcave politike, si dhe kandidatëve që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, të evidentuara këto nga vëzhguesit në terren të OSBE apo dhe organizatave të tjera të huaja që po ndjekin gjithë procesin e votimit, si dhe të numërimit të votave në vend.

Raporti

Atmosfera e fushatës ishte paqësore, përveç incidenteve të izoluara. Liritë themelore të shprehjes dhe të tubimit u respektuan. Fushata ishte aktive dhe e dukshme në zonat urbane dhe më modeste në zonat rurale. Ajo u dominua nga PS-ja, LSI-ja dhe PD-ja, por edhe nga fushatat e PDIU-së. Një numër modest kandidatësh të pavarur gjithashtu ishin të dukshëm në disa pjesë të vendit. Fushatat u përqendruan më shumë në zgjedhjet për kryetar bashkie, por vëmendja kombëtare u përqendrua te garat në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Toni i fushatës është përmirësuar, përfshirë Tiranën ku ajo u drejtua në mënyrë qytetare nga të gjithë kandidatët për kryetar bashkie. Megjithatë, partitë më të mëdha vijuan të shkëmbejnë akuza personale dhe u përpoqën të diskreditojnë konkurruesit e tjerë. Në disa zona, pati akuza për presione dhe pengesa ndaj kandidatëve të pavarur dhe partive të vogla. Gara për kryetar bashkie në Vorë ishte veçanërisht e ashpër dhe përfshiu akuza për kërcënime serioze. Në disa raste, u arritën marrëveshje jozyrtare midis partive më të mëdha politike rreth ekspozimit të materialeve të fushatës, me qëllim uljen e mundësive të konfliktimit midis mbështetësve MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it mori akuza të shumta për presion të ushtruar ndaj nëpunësve shtetërorë, kryesisht ndaj mësuesve dhe punonjësve të shëndetësisë, përfshirë këtu kërkesa për të marrë pjesë në fushatat e ASHE-së dhe kërcënime për heqje nga puna nëse ata nuk votojnë për një kandidat të caktuar. Këto akuza së bashku me shembujt e vëzhguara ditën e zgjedhjeve, ngritën shqetësime rreth mundësisë së zgjedhësve për të hedhur votën e tyre (pa frikën e ndëshkimit), siç parashikon paragrafi 7.7 i Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

Personalitetet kryesore nga partitë e mëdha qeverisëse shpërndanë certifikata për legalizimin e pasurisë në aktivitetet e fushatës, dhe një numër kandidatësh të ASHE-së përdorën aktivitete dhe

burime shtetërore, duke zbehur kështu ndarjen midis shtetit dhe partisë dhe duke shkelur paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

Blerja e votës

Gjithashtu pati akuza të blerjes së votës, si edhe individë për individë që u dorëzonin kartat e tyre të identitetit partive përpara ditës së zgjedhjeve. Personalitetet kryesore të partive parlamentare dhe jo parlamentare e njohën këtë si tipar të zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në gjetjet e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve Zgjedhorë. Rastet e blerjes së votave sipas vëzhguesve ndërkombëtarë janë hasur pikërisht në Bashkinë e Vorës, atë të Durrësit, si dhe Beratit, ku kryesisht në dy bashkitë e fundit janë evidentuar raste me votues të komuniteteve egjiptiane dhe atyre romë, kjo për shkak të nivelit të ulët ekonomik të tyre.

Financimi i fushatave

Raporti ngre si shqetësim në proceset zgjedhore të kaluara dhe që ende nuk ka gjetur zgjidhje as në këto zgjedhje, atë të mungesës së transparencës së financimit të fushatave nga ana e partive politike. Këtij shqetësimi i bashkëngjitet i njëjti si në zgjedhjet e kaluara, ai i zgjedhjeve të komisionerëve, për të cilët nuk është arritur paanshmëria politike. Më tej, monitorimi i OSBE/ODIHR-it tregoi se asnjë nga stacionet e TV-ve të monitoruara nuk ofroi barazi në mbulimin e lajmeve për dy konkurruesit kryesorë ashtu siҫ ka për qëllim Kodi Zgjedhor, ku tre nga pesë stacione TV-sh të monitoruara, duke përfshirë dhe TVSH-në, kanë treguar anësi në favor të ASHE, ndërsa dy stacione TV favorizuan APPD. “Fushata u dominua nga kryetarët e partive kryesore të vendit dhe u përqendrua gjerësisht në çështjet sociale dhe ekonomike të tilla si rritja ekonomike, zhvillimi infrastrukturor, shëndetësia, arsimi, punësimi i të rinjve dhe taksat, të cilat deri tani mbeten kompetencë e qeverisë qendrore

KQZ

Raporti në fjalë i cili pritet që të ketë efektin e vet edhe në progresraportin për vendin tonë, që do të bëhet publik në muajin tetor, ndër të tjera nuk ka kursyer as kritikat ndaj veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendimmarrje të caktuara të saj për regjistrimin e kandidatëve. “KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor vepruan në mënyrë të paqëndrueshme për sa i përket regjistrimit të kandidatëve të tjerë të PSD-së. Dy kandidatura për kryetarë bashkie të PSD-së që mbajnë mandate në komuna, nuk u regjistruan për shkak të mungesës apo vonesës së dorëzimit të certifikatave të mandateve, pavarësisht se kjo nuk ishte e specifikuar në vendimin nr.88 të KQZ-së për ata të cilët duhet të mblidhnin nënshkrime. Në kontrast me këtë, KQZ-ja regjistroi kandidatin tjetër të PSD-së, i cili dorëzoi certifikatën e mandatit në KZAZ brenda afatit ligjor”, thuhet në raport. Rasti i Bashkisë së Kurbinit, ku KQZ nuk pranoi kërkesën e kandidatit të djathtë të dorëhiqet nga gara e 21 qershorit, është një tjetër vendimmarrje që është raportuar në këtë raport. “Në 1 qershor, pas një procesi të zgjatur të ankesave dhe kërkesave ankimore, KQZ-ja refuzoi dorëheqjen e kandidatit për kryetar bashkie të PD-së në Kurbin, duke iu referuar mungesës së një rregullimi të tillë në ligj dhe argumentimit të pamjaftueshëm të paraqitur nga kandidati. Rrjedhimisht, KQZ-ja refuzoi kërkesat nga kandidatët për kryetar bashkie për t’u dorëhequr nga garat në Korҫë, Kuçovë dhe Dropull; ndërkohë që u pranuan dorëheqjet e kandidatëve në Memaliaj, Sarandë dhe Këlcyrë. Interpretimi i kufizuar dhe zbatimi i paqëndrueshëm i rregullave mbi regjistrimin e kandidatëve pengoi të drejtën për të garuar të kandidatëve në të njëjtat kushte, në kundërshtim kjo me angazhimet e OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare”, thuhet në raportin paraprak.

 

Ky shkrim Raporti i ODIHR: Rastet e blerjes së votave dhe vendimet e KQZ u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>