Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Probleme në impiantin e Bovillës, Tirana mbetet pa ujë të pijshëm

$
0
0

UKTPër shkak të motit të keq, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, njofton se shkak janë problemet në impiantin e Bovillës.

“UKT njofton të gjithë qytetarët e Tiranës, se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme ka turbulencë në Liqenin e Bovillës, për këtë arsye impianti i Bovillës ka mungesë të furnizimit me ujë.

Zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht me ujë të pijshëm janë: Kinostudio; Zona e Xhamllikut; Allias; Pazari i Ri; 5 Maji; Laprakë; Rr. e Kavajës; Rr. e Durrësit. Stafi i UKT-së po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës!”, thuhet në njoftimin zyrtar të UKT-së.

23 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Probleme në impiantin e Bovillës, Tirana mbetet pa ujë të pijshëm u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>