Prokurori i Francës, François Molins në një konferencë për mediat mbrëmjen e sotme ka shpjeguar me detaje ngjarjet e përgjakshme të shënuara mbrëmjen e djeshme në Paris. Molins saktësoi se sulmet e djeshme ishin rrjedhojë e tre celulave terroriste të koordinuara. 129 persona humbën jetën në këto sulme, nga të cilët 89 në sallën e koncerteve ‘Bataclan’, ndërkohë që 352 mbetën të plagosur.
7 terroristët gjithashtu kanë mbetur të vrarë në sulmet kamikaze duke u shpërthyer në ajër përmes brezave me eksploziv, mes tyre një 30-vjeçar francez me rekorde kriminale, por që nuk kishte qenë kurrë i dënuar me burgim dhe një 16-vjeçar sirian.
Molins bëri me dije se autoritetet franceze kanë hapur një hetim të gjerë ndërkombëtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa konfirmoi faktin e ka dyshime që i lidhin terroristët me shtetin belg, për faktin se të tria automjetet e përdorura në të tria sulmet terroriste ishin marrë me qira në Bruksel.
14 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Kryeprokurori francez: Sulmet nga 3 celula terroriste të koordinuara u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.