Republika e Shqipërisë dënon me vendosmëri sulmet terroriste të ndodhura gjatë natës së djeshme në Paris, ku humbën jetën dhe u plagosën qindra civil të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet me të sinqerta për jetët e humbura nga këto akte barbare kundër lirisë dhe paqes që synojnë të mbjellin terrorin ne zemër të Evropës.
Shqipëria bashkohet me dhimbjen e popullit dhe qeverisë franceze në këto momente tepër të vështira, duke uruar shërimin e plotë të plagosurve dhe tejkalimin sa më parë të kësaj situate.
Qëndrojmë në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe kujtdo që cenon vlerat tona të përbashkëta. Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Francë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze.
I bëjmë thirrje shtetasve shqiptar që gjenden në Francë, të zbatojnë me përpikmëri instruksionet e autoriteteve franceze për menaxhimin e situatës. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Paris, vë në dispozicion për shtetasit tanë, numrat e emergjencës: +33 625 15 96 69 dhe +33 782 44 77 95
14 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim MPJ: Jemi në krah të popullit të Francës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.