Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Të shtëna dhe shpërthime në Paris; disa të vdekur

$
0
0

aaaaaaparigiunoDisa të shtëna në një restorant të kryeqytetit francez, Paris, u kanë marrë jetën disa personave, sipas mediave franceze.

Të paktën një person mësohet të ketë hapur zjarr me një automatik në restorantin “Cambodge”, ndërkohë që gazeta “Liberation” bën të ditur se 4 persona janë vrarë. Raportime për të shtëna ka edhe në zona të tjera, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.

Ndërkohë, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar nga zona pranë stadiumit “Stade de France”, ku Franca është duke luajtur një ndeshje miqësore me Gjermaninë.

Një gazetar i BBC në vendngjarje bën të ditur se ka parë 10 trupa të shtrirë përtokë në mes të rrugës, por pa konfirmuar nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia.

Ndërkaq disa persona dyshohet se janë mbajtur peng në brendësi të Bataclan, sallës së koncertit, që ndodhet në qendër të Parisit. Këtu dyshohet se bëhet fjalë për të paktën 12 viktima. Ende nuk ka një numër të saktë të viktimave.Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

13 nëntor2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Të shtëna dhe shpërthime në Paris; disa të vdekur u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>