Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Reforma në drejtësi, Lu: Ministrat dhe deputetët e korruptuar tremben më shumë

$
0
0

Lu dhe VlahutinNë një konsultim publik ku merrnin pjesë gjyqtarë, pedagogë, gupe të interesit, si dhe ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka kritikuar edhe një herë sistemin e drejtësisë në vendin tonë duke e cilësuar të korruptuar.

Lu fshikulloi më pas të gjithë ata që zvarrisin këtë proces: “Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz kritikojnë reformën në drejtësi”.

Lu kritikon“Të gjitha partitë politike duhet të bashkëpunojnë dhe t’i japin fund sulmeve politike. Duhet Të dëgjoni me vëmendje diskutimet dhe këshillat e partnerëve ndërkombëtarë për këtë reformë, – është apeli i ambasadorit Lu. – SHBA i mbështet plotësisht propozimet aktuale. Ne kemi marrë pjesë për çdo ndryshim kushtetues. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të eliminojë gjykatësit e prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë. As një shqiptar i vetëm nuk e beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur, ku persona të fuqishëm telefonojnë direkt gjyqtarë për vendime në favor të tyre. Drejtësia këtu është e pavarur nga ryshfeti, korrupsioni dhe kërcënimet”

Sipas ambasadori Lu, “kjo reformë do të japë shansin e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë të pavarur për herë të parë”.

13 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Reforma në drejtësi, Lu: Ministrat dhe deputetët e korruptuar tremben më shumë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>