Në lidhje me kriminalimzin e shpifjes, ku qeveria kërkon dënime me gjobë dhe burg, kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se Rama nuk shpëton dot me marifete të tilla.
“Burracaku Rama kërcënon me burg mediat dhe gazetarët që nuk arrin t’i shantazhojë apo blejë, e që kanë kurajën të nxjerrin në dritë skandalet, korrupsionin, vjedhjen, ortakërinë e tij me krimin.
E di dhe vete ky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajdutërisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllë gojën as opozitës, as medias së lirë as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do të japin llogari”, shkruan Basha në Facebook.
12 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Basha: Rama kërcënon gazetarët që nxjerrin në dritë skandalet u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.